Zaev thirrje BE-së: Na jepni datën e bisedimeve për antarësim

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të caktojnë datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim, proces ky nëpër të cilin duhet të kaloj vendi në rrugën e anëtarësimin të plotë në union.
thirrje

“Ne kërkojmë datën e bisedimeve dhe jo anëtarësim të menjëhershëm. Ne kërkojmë që të vlerësohet angazhimi që kemi bërë. BE-ja është tërheqëse për ne dhe kjo na motivon. Deri tani, kemi bërë shumë dhe kemi besim në Evropën. Ne ndryshuam emrin dhe ruajtëm identitetin”, ka deklaruar Zaev në një forum ndërkombëtar në Austri, ku kanë marrur pjesë edhe përfaqësues të lartë evropian. Kryeministri maqedonas, siç ka njoftuar kabineti i tij, ka takuar komisionarin për zgjerim, Johannes Hahn, të cilit i ka thënë se “marrja e datës për fillimin e negociatave do të jetë e rëndësishme për vendin, sepse do të jetë motiv shtesë për vazhdimin e zbatimit të reformave në të gjitha fushat me rritëm më të shpejtuar”.

Komisionari Hahn, siç thuhet në njoftim, ka përgëzuar Maqedoninë e Veriut dhe kryeministrit Zaev për punën e bërë, e cila sipas tij duhet të vlerësohet nga BE-ja.

Ndërkohë. opozita në Shkup ka thënë se është në pritje të përgjigjes së Zaevit lidhur me gatishmërinë e saj për të kontribuar në marrjen e datës së bisedimeve. Opozita thotë se data nuk është marr pasi nuk janë bërë reformat.

“Jemi të gatshëm që t’i ofrojmë të gjitha kapacitetet tona që të përmirësohen ata standarde që do të nënkuptonin anëtarësim më të shpejtë të Maqedonisë në BE, marrje të datës dhe zbatimin ereformave. Reformat ngecin dhe pikërisht për këtë s’kemi datë”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski. Burimi: Radio Europa e Lirë.

Share This Article