Kryeministri Zoran Zaev vlerëson se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve dhe pret ta shoh zgjidhjen ligjore në lidhje me modelin zgjedhor i cili është duke u përpiluar në Parlament. Nëse proceset për këtë vazhdojnë në Parlament, LSDM-ja, tha, nuk do të votojë në kundërshtim me premtimin e tyre parazgjedhor për një njësi zgjedhore.
“Unë mendoj se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë zgjedhjet. Në fund të fundit, kryetari i KSHZ-së tha se ata janë të gatshëm nëse modeli zgjedhor duhet të ndryshohet, por në fund të ditës varet nga institucioni më i lartë në demokracinë parlamentare, ai është Parlamenti. Jam i informuar që ekziston një zgjidhje ligjore që është jashtë informimit të Ministrisë së Drejtësisë, ne dëshirojmë ta shohim atë zgjidhje ligjore. Por vetëm edhe një herë ta përmend, se LSDM-ja ka premtim zgjedhor në vitin 2016 për një njësi zgjedhore. Pas kësaj diku para një viti, filloi debati për lista të hapura. Ne u mblodhëm përsëri dhe morëm vendimin politik se jemi edhe për lista të hapura. Në rrethana të tilla, nëse vjen deri te votimi i zgjidhjes së tillë ligjore, ne do ta mbështesim atë sepse është premtimi ynë për qytetarët. Shpresoj se do të jetë me konsensus edhe me VMRO-DPMNE-në edhe BDI-në, por shoh që ata nuk iu përgjigjën ftesave të partive të vogla për të ardhur dhe diskutuar”, tha Zaev para gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me ambasadoren zvicerane për projektin për të mbështetur reformat zgjedhore.
Sipas tij, partitë duhet të diskutojnë për nismën të cilën e udhëheqin partitë e vogla edhe ai edhe LSDM-ja e mbështesin edhe pse e din se më shumë humb partia e cila e para është e kualifikuar – LSDM-ja, pastaj partia e dytë VMRO-DPMNE-ja madje edhe partitë e tjera, por thotë fiton demokracia, fitojnë partitë e vogla, fitojnë bashkësitë e vogla etnike në vend, që vlerësohet si hap drejtë demokracisë.
Ai tha se të gjithë duhet të japin propozimin e tyre dhe të kenë mirëkuptim për partitë e vogla, por edhe për obligimin ndaj shtetit.
“Demokratizimi është punë e rëndësishme të cilën nuk ka kush ta bëjë përveç përfaqësuesve politik të shtetit në Parlament”, thotë kryeministri Zaev./Alsat/