Zbardhen detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në Athinë, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë për autorin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndodhur të hënën në mbrëmje në zonën e Agios Panteleimonas, ku viktimë mbeti 47-vjeçari shqiptar Artur Bashimi.

Sipas burimeve policore, momenti i ekzekutimit është regjistruar nga një kamerë sigurie pranë vendit të ngjarjes. Pamjet tregojnë autorin e veshur me rroba të errëta, kaskë, xhup motorçiklete dhe doreza, duke u kujdesur të mos lërë gjurmë.

Ai iu afrua viktimës dhe e qëlloi një herë në gjoks. Më pas, tentoi të shtinte sërish, por arma u bllokua. Në vendin e ngjarjes u gjetën një gëzhojë e përdorur dhe një fishek i paqëlluar.

Hetuesit grekë theksojnë se ekzekutuesi ka vepruar me një plan të mirëorganizuar dhe vendosmëri, duke zgjedhur kohën dhe vendin e duhur, çka sugjeron se krimi ishte një mesazh i qartë.

Identiteti i autorit mbetet ende i panjohur, ndërsa policia po analizon videon kornizë pas kornize për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tij.

Share This Article