Zbret avioni i parë në Aeroportin e Kabulit nën kontrollin e talibanëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aeroplan i linjës Qatar Airways solli ekipin teknik në Kabul për të hetuar rihapjen e Aeroportit të Kabulit në Afganistan, i cili gjendet nën kontrollin e talibanëve.

Sipas një deklarate nga një zyrtar anonim i Katarit për AA, një avion i Katarit që mbante ekipin teknik për të diskutuar vazhdimin e operacioneve të aeroportit ka mbërritur në Kabul.

Duke deklaruar se ekipi teknik shkoi në Kabul me kërkesë të palës afgane, zyrtari i Katarit vuri në dukje se negociatat për funksionimin dhe sigurinë e aeroportit po vazhdojnë.

Share This Article