Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se ceremonia ‘Oscars 2021’ do të ketë disa ndryshime këtë vit.
Sipas tyre pritet që eventi të mbahet më datë 25 prill dhe nuk do të zhvillohet me vendodhje në ‘Dolby Theatre’ në Hollywood, por në disa lokacione. “Në këtë vit unik, Oscars ka në fokus shëndetin e publikut, pjesëmarrësve dhe stafit. Që të realizojmë eventin që e gjithë bota pret të shohë, jemi të detyruar ta zhvillojmë nga disa vendodhje të ndryshme duke përfshirë edhe teatrin historik”, janë shprehur zëdhënës të akademisë.