• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, August 23, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Zbulohen dy pllaka përkujtimore në bazat e UÇK në Has

Zbulohen dy pllaka përkujtimore në bazat e UÇK në Has

by albnews
5 September, 2020
in Albania
0
9
VIEWS

Më shumë se dy dekada më parë, shtëpia e Salih Jakut nga Hasi i Shqipërisë, nuk ishte vetëm e familjarëve Jaki.

 Ajo po shërbente si bazë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Organizata e Veteranëve te Luftës së UÇK-së ka zbuluar të shtunën pllakat përkujtimore të UÇK-së në fshatin Nikoliç të Hasit në Shqipëri dhe në fshatin Vlahen, në shtëpinë e Alush Gradicës.

Në këtë pllakë përkujtimore janë të skalitur të gjithë emrat e pjesëtarëve që kanë kaluar në këtë shtëpi, nga Luan e Ramush Haradinaj, tek Hashim Thaçi, Xhevë e Fehmi Lladrovci, e Bekim Berisha-Abeja.

Kryetari i OVL-UÇK-së, dega në Has, Xhevdet Thaçi u ka kërkuar falje të gjithë familjarëve të anës së Hasit, që deri më tani, nuk kanë mundur të qesin në pah historinë e vërtetë.

Xhevdet Thaçi: “Sot ne jemi mbledhur veç një kërkim falje për shpirtin e Salih Jakut dhe nënës Sabri që jemi vonuar në kohë për ta treguar të vërtetën dhe të del historia në shesh. Prandaj familjes Jaku veç i kërkojmë falje, por prej këtu fillon historia e vërtetë. Do të thotë 20 vjet kanë qenë me vlerë dhe janë abuzuar aq rëndë, janë vonuar për drejtësi. Për 20 vite ka qenë me vlerë por janë abuzuar rëndë. Respekt për të gjithë”.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se nuk do ndalen vetëm me shtëpinë e Jakut, derisa shtoi se kjo shtëpi ka qenë dhe do të jetë pranë Kosovës dhe luftëtarëve të popullit.

Hysni Gucati: Ne si organizatë do të vazhdojmë me këtë punë ku ka filluar edhe Shtabi i Përgjithshëm në krye me Kadri Veselin, me Hashim Thaçin dhe me gjithë të tjerët, anëtarët e tjerë, që kanë dhënë në këtë shtëpi për celulat e parë të UÇK-së. Ne kemi filluar këtu në këtë shtëpi të vendosim një pllakë për hir të punës, veprës që kjo shtëpi ka bërë gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por edhe para luftës ku kanë qenë edhe celulat e para në këtë shtëpi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Kadri Veseli, tha se Hasi gjithmonë ka qenë i besës dhe i bukës, ndërsa ka kujtuar edhe qëndrimin e tij në shtëpinë e Salih Jakut

Kadri Veseli: Ky ka qenë Hasi i besës dhe Hasi i bukës, Hasi i cili ka qenë porta e lirisë. I ka mbajtur të gjithë luftëtarët e UÇK-së në të gjitha trojet shqiptare nga gjithë rruzulli tokësor kur kanë ardhur në luftë për çlirimin e vendit të vet. I shihni këto dyer, kanë kaluar shumë gra e burra të Kosovës të cilët kanë qenë shume të fuqishëm. Unë vetëm e përmendi një moment në vitin 1998 ka qenë marsi, ishte nusja e shtëpisë, gruaja e Besnikut kur jemi nisur për rrugë, Xheva heroina e kombit e dorëzon unazën thotë tash martohem me lirinë.

Përparim Jaku, djali i të zotit të shtëpisë, Salih Jaku duke kujtuar ditët kur luftëtarët e lirisë shkonin në shtëpinë e tij si studentë, por që në çantat e tyre nuk kishte vetëm libra.

“Buka dhe pritja që kanë bërë prindërit e mi dhe familjarët e mi e kanë bërë duke menduar që shtëpia është e Zotit dhe e mikut. Unë si student jam njoftuar me Kadri Veselin, ka qenë gjenerata e parë e studentëve që mbyllën Prishtinën dhe erdhën në Tiranë, jam njohur dhe kam bashkëpunuar me komandantin legjendar, Adem Jashari, me Luan Haradinajn edhe me shumë e shumë të tjerë. Studentët kur vinin, llimisht vinin me çanta dhe familjarët e mi nuk e dinin se në ato çanta nuk kanë vetëm libra. Më vonë mosha e studentëve u rrit dhe unë e mbaj mend kur baba im e pyeti ‘po këta studentët janë?’ ‘Jo, këta janë luftëtarë lirie që kanë marrë përsipër të mbrojnë trojet e veta”, u shpreh Jaku./Ora News/

Previous Post

Tërmeti i 26 nëntorit, banorët ende në qiell të hapur

Next Post

Protesta në Romë, mijëra vetë kundërshtojnë masat anticovid

albnews

albnews

Related Posts

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji
Albania

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji

23 August, 2025
Në kërkim në Spanjë për trafik droge, arrestohet në Laç me qëllim ekstradimin 40-vjeçari me 4 emra
Albania

Në kërkim në Spanjë për trafik droge, arrestohet në Laç me qëllim ekstradimin 40-vjeçari me 4 emra

23 August, 2025
Lirohet vajza e Eli Farës, ja çfarë deklaroi në polici
Albania

Lirohet vajza e Eli Farës, ja çfarë deklaroi në polici

23 August, 2025
Next Post
Protesta në Romë, mijëra vetë kundërshtojnë masat anticovid

Protesta në Romë, mijëra vetë kundërshtojnë masat anticovid

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji

23 August, 2025
Drama që la gjurmë në Shkodër, “Gjaku i Arbrit” dhe roli i paharruar i aktorit Agron Dizdari

Drama që la gjurmë në Shkodër, “Gjaku i Arbrit” dhe roli i paharruar i aktorit Agron Dizdari

23 August, 2025
Quint dhe BE: Përjashtimi i Listës Srpska nga zgjedhjet minon demokracinë

Quint dhe BE: Përjashtimi i Listës Srpska nga zgjedhjet minon demokracinë

23 August, 2025
Takayo Nembhard: Policia lëshon një apel të ri tre vjet pasi një burrë u ther për vdekje në Karnavalin e Notting Hill

Takayo Nembhard: Policia lëshon një apel të ri tre vjet pasi një burrë u ther për vdekje në Karnavalin e Notting Hill

23 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5804 shares
    Share 2322 Tweet 1451
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2953 shares
    Share 1181 Tweet 738
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2858 shares
    Share 1143 Tweet 715
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2081 shares
    Share 832 Tweet 520
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM