Zbulohen monedhat e mbretit anglez ku shkruhet “Nuk ka Zot përveç Allahut”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një mbret mesjetar në Britani kishte prodhuar monedha të arta me fjalë arabe, mbi të cilat shkruante “Nuk ka Zot përpos Allahut”, shkruan Daily Star.

Mbreti Offa i Mercias kishte sunduar nga vitet 757 deri më 796, dhe gjatë asaj kohe kishte prodhuar monedha të arit përfshirë këtu edhe emrin e tij si dhe deklaratën e besimit Islam

Ai konsiderohej si njëri nga mbretërit më të fuqishëm anglo-sakson, para Alfredit të Madh për faktin se sundimi i tij shtrihej edhe jashtë territorit të Mercias, deri te mbretëria në Kent, Sussex dhe Wessex, raporton Kosovarja.

Ky sundues i krishterë bënte tregti nëpër Evropë dhe Mesdhe, përfshirë këtu Spanjën që asokohe kontrollohej nga myslimanët.

Kurse Dr. Alison Hudson, bashkë-murator i ekspozitës në bibliotekën britanike, ka deklaruar se personi që i kishte bërë këto monedha duket qartë se nuk e kishte kuptuar arabishten.

Share This Article