Punimet që po kryheshin në rrugën Evripidou në qendër të Athinës sollën zbulimin e një mozaiku të lashtë. Gjatë punimeve për rinovimin e rrugës u zbulua aksidentalisht një mozaik i lashtë nën trotuar.
Mozaiku ka një sipërfaqe mjaft të madhe dhe në disa pjesë mbetet e padëmtuar. Shumë njerëz kanë ndaluar në vendin e ngjarjes për të parë nga afër mozaikun.
Zona është rrethuar me një rrjetë dhe po punohet ende për pastrimin e mozaikut. Videot tregojnë qytetarët të cilët janë kureshtarë teksa tentojnë të shohin në zonën e rrethuar mozaikun.


