Zbulohet data e publikimit të sezonit të gjashtë të “Peaky Blinders” në BBC One

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kasti i serisë së famshme të dramës kriminale britanike, “Peaky Blinders”, më në fund ka marrë një datë publikimi. Sezoni i gjashtë i tij pritet të shfaqet më 27 shkurt dhe do të ketë gjashtë episode që do të transmetohen në kanalin, BBC One, gjatë të dielave.

Një lajm të tillë nuk e ka pranuar akoma platforma, Netflix, i cili e ka transmetuar serialin që nga sezoni i parë. Gjithsesi, rikthimi i serialit popullor u njoftua dhe u festua me një mural mbreslënës prej 13 metrash, të pikturuar gjatë shtatë ditëve në anë të një ndërtese në Digbeth të Birminghamit, vendi prej ku vjen familja Shelby.

Piktura shfaq protagonistin e serialit, Thomas Shelby që luhet nga aktori Cillian Murphy, të veshur me kapelën e tij ikonë gri të sheshtë dhe titullohet “Last Orders”.

Tommy do të rikthehet në ekran për të gjetur një mënyrë që Peaky Blinders të gjejnë më në fund pushim nga jeta e tyre e rrezikshme, ndonjëherë vdekjeprurëse dhe patjetër, e paligjshme.

Share This Article