Zbulohet gjeni kryesor i rigjenerimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zbulohet gjeni kryesor i rigjenerimit. Gjatë evolucionit, ai mbeti aktiv te kafshët me gjak të ftohtë, siç janë amfibët, por te kafshët me gjak të ngrohtë nuk rezistoi,  sipas studimit të grupit të Akademisë Ruse të Shkencave, të koordinuara nga shkencëtarja Daria Korotkova.

Gjeni është identifikuar në ADN-në e bretkosës ”xenopus laevis”, e studiuar për një kohë të gjatë nga biologët.

Gjeni quhet ”c-Answer” dhe është identifikuar duke përdorur një algoritëm kompjuterik të veçantë.

Autorët e studimit vunë re se, duke eliminuar këtë gjen, kafshët nuk ishin në gjendje të rigjeneronin bishtin pas amputimit.

“Gjeni mbikëqyr prodhimin e një proteine të membranës dhe gjatë rrjedhës së evolucionit është ruajtur te kafshët me gjak të ftohtë duke kontrolluar aftësinë e këtyre organizmave për të rimodeluar pjesë të trupave të tyre”, shpjegon Korotkova.

Share This Article