Homos sapoensi më i vjetër joafrikan i zbuluar deri tani është evropian dhe është 210000 vite i vjetër, që e shtyjnë me më shumë se 150000 vite ardhjen e llojit tonë në Evropë.
“Apidima 1, sikurse e kanë quajtur shkencëtarët, është më i vjetri nga gjithë homo sapiensët e zbuluar jashtë Afrikës”, shpjegon Katerina Harvati e universitetit Tubingen në Gjermani, bashkautore e studimit të publikuar sot në revistën “Nature”.
Një fragment nofulle i një homo sapiensi të gjetur në një gropë në Izrael përkonte me një periudhë që lëvizte nga 177000 në 194000 vite që mendohej se ishte Homo Sapiensi më antik jashtë Afrikës.
Kjo është një analizë pak e vonuar për “Apidima 1”, e gjetur në fund të viteve të 70-të. I zbuluar nga muzeu i antropologjisë në Universitetin e Athinës në një shpellë në masivin e Apidimas në Peloponez, që në kohën e zbulimit u cilësua si paraneandertalian.
Homo sapiensi, gjithashtu u quajtur edhe njeriu modern, u shfaq në Afrinë. Zbulimet më antike të njohura për llojin tonë janë 300000 vite të vjetra dhe janë zbuluar në Marok, në zonën Jbel Irhoud.
Për një kohë të gjatë mendohej se Homo Sapiensi ishte larguar nga “djepi” i tij shumë më vonë, rreth 70000 vite më parë./ATSH/