Zbulohet varri 2700 vjeçar, i mbushur plot me thesare 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një varr i zbuluar së fundmi i shekullit të VII para Krishtit kishte një thesar me mbi 150 artefakte të lashta, duke përfshirë mbetjet e dy koçive.

Qyteti italian Corinaldo, pranë Detit Adriatik, njoftoi në një deklaratë zbulimin e një varri katërkëndor prej rreth 3.6 metrash me 2.1 metra brenda një grope të rrumbullakët.

FOTO/ Zbulohet varri 2700 vjeçar, i mbushur plot me thesare

Zbulimi ishte pjesë e projektit të Universitetit të Bolonjës, i cili filloi në vitin 2017. Pika kulmore e gërmimeve deri tani është një varr i gjetur në vitin 2018 që ekspertët besojnë të jetë i një princi Picen.

Tani, një varr i mbushur me më shumë se 150 sende të aristokracisë Picene i janë shtuar zbulimit.

FOTO/ Zbulohet varri 2700 vjeçar, i mbushur plot me thesare

I njohur si një popull i pasur, luftarak, ekspertët besojnë se aristokracia Picene e epokës ndërveproi me qytetërimin etrusk të asaj kohe dhe sendet e gjetura në gropë e nxjerrin këtë, disa me origjinë nga Picena dhe të tjera nga populli etrusk.

Kryetari i bashkisë së Corinaldo, Gianni Aloisi tha se gjetjet tregojnë rëndësinë e zonës dhe mund të lejojnë të njohin, dhe ndoshta të rishkruajnë, historinë e koleksionit të tyre.

FOTO/ Zbulohet varri 2700 vjeçar, i mbushur plot me thesare
Share This Article