Zbulon tunele nëntokësore dhe dhoma të fshehta që u përdoren nga shërbëtorët në shtëpinë e familjes së tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Një burrë ka zbuluar dhjetëra tunele nëntokësore të fshehura nën dhoma, që besohet të jenë përdorur në mënyrë të fshehtë nga shërbëtorët në vitin 1800.

Freddy Goodall nga Sussexi i Anglisë që punon në restaurimin e pronave, po shikonte fotografitë e vjetra të shtëpisë së tij 500-vjeçare në të cilën kishin jetuar të parët e tij, transmeton Telegrafi.

Ai vërejti një derë të fshehtë në librari, e cila ishte shtuar në shekullin e 19-të, por që tani kjo derë  nuk ekziston më.

“Kërkoja për të dhe nuk munda të vërej asgjë në fillim, më vonë e kuptova se ishte fshehur pas rafteve të librave. Pas një libri gjeta një vrimë që kur shikoje brenda ngjanë me një dhomë të fshehtë”, ka thënë 23-vjeçari.Reklamë

Në një video në TikTok që tashmë ka marrë mbi 4.5 milionë shikime, Freddy shihet duke pastruar raftet e librave dhe duke larguar një panel të drurit prapa të cilës fshiheshin tunelet nëntokësore.

Ai gjithashtu gjeti shkallës që çonin në katin e dytë të shtëpisë, dhe që rrugës hasi edhe në dy dhoma të fshehta që ishin përdorur nga shërbëtorët 500 vite më parë në shtëpinë e familjes së tij. 

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2502735.html
Share This Article