Ministri britanik kërcënon emigrantët me gomone: Do t’ju mohojmë çdo të drejtë!

albnews
By
1 Min Read

Emigrantët që mbërrijnë ilegalisht nuk duhet të marrin asnjë të drejtë në Britani”.

Kështu ka deklaruar Sekretari për Biznesin i Britanisë së Madhe, Grant Shaps në një deklaratë për mediat ditën e sotme, duke ashpërsuar këshhtu sërish tonet në drejtim të njerëzve që kalojnë Kanalin Anglez me gomone.

Paralajmërimi i tij erdhi pasi konservatorët bënë presion mbi Rishi Sunak për t’u tërhequr nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila deri më tani mban peng planin për deportimin e azilkërkuesve që iu janë refuzuar kërkesat e tyre për në Ruanda.

Kryeministri ka thënë privatisht se është i gatshëm të largohet nga GJEDNJ nëse kjo pengon goditjen e tij të emigrantëve dhe Shapps tha për Sky News se atyre që blejnë bileta të shtrenjta nga kontrabandistët e njerëzve nuk duhet t’u ofrohen të njëjtat të drejta azili si të tjerëve.

Unë mendoj se drejtimi është mjaft i drejtpërdrejtë. Ata nuk duhet të marrin asnjë të drejtë nëse kalojnë përmes rrugëve të paligjshme”, tha ai.

Share This Article