Përmes fushatës humanitare në Zelandë të Re janë grumbulluar 7,4 milionë dollarë ndihmë për familjet e të pësuarve gjatë sulmit terrorist, i cili ndodhi të premten në dy xhami në Christchurch.
Në sulmin terrorist gjatë namazit të xhumasë në xhaminë Al Noor dhe atë në Linwood u vranë së paku 50 besimtarë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.
Pas sulmit më të përgjakshëm terrorist, në Zelandë të Re u hapën dy faqe të internetit për donacione për familjet e të vrarëve.
Afër 70.000 donatorë në faqen e internetit “Givealittle“ donuan gjithsej 5,4 milionë dollarë.
Dy milionë dollarë shtesë qytetarët e Zelandës së Re i mblodhën përmes faqes së internetit “LaunchGood“./AA/