Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se ka marrë një mbështetje të fortë nga aleatët për furnizimin e Kievit me aeroplanë luftarakë, e cila gjë do të ndihmonte në zmbrapsjen e forcave ruse.
Ai i bëri komentet në një konferencë shtypi pas samitit të Komunitetit Politik Evropian, ku ishin të pranishëm mbi 40 liderëve evropianë në Moldavi.
Lideri ukrainas prej kohësh u kërkon aleatëve aeroplanë luftarakë, raporton skynews.
“Është e rëndësishme për ne që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol të madh”, tha ai dhe shtoi se “Sot kam marrë mbështetje të fuqishme nga shumë vende”.
Ai tha gjithashtu se ka nënshkruar një marrëveshje me homologun rumun, Klaus Iohannis, duke përforcuar mbështetjen e Bukureshtit “për integrimin euro-atllantik të Ukrainës”.
Ndryshe, Zelensky do të marr pjesë edhe në samitin e NATO-s, i cili po mbahet në Oslo, Norvegji.