Zëvendësohet fotoja e presidentit Clintonit

albnews
By
1 Min Read

Fotoja e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, e cila ishte e vendosur në një ndërtesë në lagjen Dardania në Prishtinë, pikërisht pranë sheshit që mbanë emrin e tij, ishte larguar para një jave

Arsyeja e heqjes së fotografisë së Clinton’it ishte vjetërsia e saj, pasi kanë kaluar shumë vite që nga vendosja e saj dhe pothuajse ishte fshirë e tëra.

Kjo foto tashmë është zëvendësuar me një të re, dhe sipër saj është vendosur flamuri i Kosovës, ndërkaq nën fotografi është vendosur flamuri i SHBA-ve.

Share This Article