Zgjedhjet e 25 prillit/ Ivi Kaso: PD po mbledh prova për shkelje, në disa zona mund të kërkohet rinumërim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka deklaruar se PD po grumbullon prova për shkelje të kryera gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit. Kaso tha se publikimi i këtyre të dhënave që vërtetojnë shkeljet e kryera para, gjatë dhe pas 25 prillit do të sjellin rivlerësim dhe rinumërim të votave në disa qarqe. Sipas Kasos, këto të dhëna janë në procesin përfundimtar të grumbullimit dhe shumë shpejt do të bëhen të njohura.

Sipas Sekretari për Çështjet Ligjore, zona e Shijakut dhe Elbasanit kanë qenë shumë problematike dhe janë evidentuar sipas tij më tepër shkelje, por ai nuk përjashton edhe qarqe të tjera.

Share This Article