Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, vijon numërimi i votave, demokratët rrezikojnë të humbasin kontrollin e Kongresit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vijojnë të numërohen votat e zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA. Deri më tani, ende nuk ka ndryshuar rezultati për Dhomën e Përfaqësuesve, megjithatë republikanët janë në rrugën e duhur për të marrë kontrollin.

Nga ana tjetër, beteja për Senatin është shumë e fortë sidomos në Xhorxhia, Pensilvani, Arizona dhe Nevada.

Kryetarja e Dhomës Amerikane Nancy Pelosi u rizgjodh në Kaliforni.

Në një nga garat kryesore, atë për guvernatorin e Floridas, fitoi me lehtësi rizgjedhjen guvernatori republikan Ron DeSantis.

Demokratja Maggie Hassan ka shmangur një sfidë të vështirë për vendin e saj në senat në New Hampshire, ndërsa republikani JD Vance ka fituar në Ohio.

Republikani Brian Kemp ka mundur demokraten Stacy Abrams në garën e ashpër për guvernator në Xhorxhia.

Pritshmëria për rezultatet zyrtare po rritet, ndërkohë që duket se “vala e kuqe” e republikanëve , e parashikuar nga shumëkush, nuk ka nisur të pushtojë Kongresin. Votimi afatmesëm nuk ka shënuar as një hap përpara për demokratët, të cilët synojnë të ruajnë të paktën shumicën e dobët në Senat, ku rezultati është 46 me 46 me 8 shtete ende për t’u përcaktuar.

Share This Article