Zgjedhjet lokale, Çuçi: Kujt i ka skaduar karta e identitetit do të lejohet të votojë më 14 maj

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka njoftuar se në zgjedhjet e 14 majit do të votojnë të gjithë votuesit edhe pse u ka skaduar karta e identitetit.

“Duke parë numrin e madh të dokumenteve që skadojnë deri në datën 14 maj, vendosëm që ta shtyjmë afatin dhe në këtë mënyrë të gjithë shtetasit mund të votojnë në datën 14 maj pavarësisht se dokumenti i tyre ka skaduar”, tha Çuçi në një konferencë për mediat.

Çuçi është pyetur gjithashtu për ndryshimin nga kompani private në publike për prodhimin e pasaportave dhe kartave të ID.

Aiu shpreh se me “IdentiTek” do mund të ketë fleksibilitete dhe shteti do mund të ndërhyjë më tepër për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Kompania publike ndihmon gjithashtu për të lehtësuar barrierat e dikurshme për të bërë ndryshime efiçente për qytetarët.

“Nuk është e lidhur fare me çmimin, është marrëdhënie kontraktore me kompaninë që mbaron në korrik të këtij viti.

Do përfundojmë kontratën dhe do e marrim në dorëzim gjithë kompaninë e kartave.

Pastaj çështja e çmimit është një çështje që vendoset. Jemi më fleksibël për t’i ndryshuar çmimet. Jemi fleksibël por s’lidhet me ndryshimin e ligjit.”, tha Çuçi.

Një nga ndryshimet që kjo agjenci do të realizojë sapo të kthehet nën administrimin shtetëror do të jetë ulja e tarifave si për kartat e identitetit dhe pasaportat, por akoma nuk janë përcaktuar pasi janë në diskutim.

Share This Article