ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme 8 hours ago
Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut 8 hours ago
Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë 9 hours ago
Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë 9 hours ago
WhatsApp zbuloi lehtësisht numrat e telefonit të 3.5 miliardë njerëzve 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Zhbllokimi i eksporteve në detin e zi, progres në bisedimet e Stambollit, palët dakordësohen mbi një ujdi

albnews by albnews
14 July, 2022
in Bota
0
Zhbllokimi i eksporteve në detin e zi, progres në bisedimet e Stambollit, palët dakordësohen mbi një ujdi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndërsa mundësia e një armëpushimi në Ukrainë duket ende e largët,  një rreze shprese vjen për zhbllokimin e eksporteve të grurit në Detin e Zi.  Pas disa orësh bisedime në Stamboll, mes delegacioneve ushtarake të Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe përfaqësuesve të OKB, palët janë dakordësuar mbi një marrëveshje e cila pritet të firmoset në një takim të dytë, javën e ardhshme.

“Një marrëveshje është arritur lidhur më shumë çështje teknike, përfshirë një qendër të përbashkët koordinimi që do të zhvillojë kontrolle në hyrje dhe dalje të porteve  dhe do të garantojë sigurinë e itinerareve që do të përshkojnë anijet me grurë apo ushqime të tjera”, tha ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

RelatedPosts

Turkish Airlines e ka marrë vendimin! Nxjerr në shitje të gjitha aksionet në Air Albania

WhatsApp zbuloi lehtësisht numrat e telefonit të 3.5 miliardë njerëzve

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, merr pjesë në darkën që Trump shtron për nder të Princit saudit

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cilësoi progresin e shënuar në bisedime, si një hap të rëndësishëm përpara.

“Sot në Stamboll hodhëm një hap kyç për të mundësuar eksportin e sigurt të produkteve ushqimore të Ukrainës në Detin e Zi. Në një botë të errësuar nga kriza globale, sot më në fund kemi një rreze shprese. Më shumë punë teknike është e nevojshme për të materializuar progresin e sotëm, por jam i sigurt se javën e ardhshme do të kemi një marrëveshje finale”, tha Guterres.

Marrëveshja shton shpresat për një zhbllokim të ngërçit që po rrezikon me krizë urie miliona vetë. Kievi ka qenë në gjendje të eksportojë një pjesë të grurit të bllokuar përmes transportit rrugor dhe hekurudhor, dhe një itinerari i ri po hapet përmes Danubit.

Por vetëm 2.5 milionë tonë u eksportuan muajin e kaluar, shumë më pak se mesatarja prej 8 milionë tonësh përpara luftës. Flota e Rusisë në Detin e Zi thuhet se po bllokon lëvizjen e anijeve, ndërsa itinerare të tjera janë të minuara.

Por teksa komentoi nga Kievi bisedimet në Turqi, presidenti Zelenski përcolli ton optimist.

“Delegacioni ukrainas më raportoi se është shënuar progres. Gjatë ditëve në vazhdim do të dakordësohemi lidhur me detajet, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të OKB”, tha Zelensky.

Para se të njoftohet progresi i shënuar, diplomatët thanë se negociatat përfshinin planet që anijet ukrainase të udhëhiqnin anijet me grurë brenda në hyrje dhe dalje të ujërave të minuara.  U tha gjithashtu se Rusia do të respektonte armëpushimin teksa anijet lëviznin dhe Turqia, e mbështetur nga OKB, do të ofrohej të inspektonte anijet për të qetësuar frikën e Rusisë për transport armësh.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

19 November, 2025
Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

19 November, 2025
Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë

Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë

19 November, 2025
Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë

Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë

19 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result