Zhdukja e mbi 1600 personave nga lufta/ Kosova dhe Serbia miratojnë deklaratën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, miratuan këtë të martë deklaratën për personat që mebtën të zhdukur nga lufta e viteve 1998 1999 në Kosovë. Gjatë takimit të mbajtur në Bruksel, palët ranë dakord për miratimin e marrëveshjes, e cila synon zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, kryesuesi i takimit mes dy palëve tha se BE-ja e mirëpret miratimin e kësaj deklarate dhe pret që palët të bëjnë përparim të prekshëm në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur. Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit ishte pika e parë e rendit të ditës në takimin që u zhvillua mes Kurtit dhe Vuçiq në Bruksel. Pika e dytë kishte të bënte me procesin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Share This Article