Zjarr në një KZAZ në Bushat, reagon Lleshaj: Ligji do veprojë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qendra e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në Bushat të Vaut të Dejës, apo siç njihet KZAZ 6 në Shkodër, është përfshirë në flakë mbrëmjen e sotme.

Protestuesit e opozitës i kanë vënë zjarrin KZAZ-së që ndodhet tek Shkolla Profesionale “Ndre Mjeda”.

Mediat nga Tirana raportojnë, se për tre policë të lënduar nga molotovi, të cilët kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reagua pas zjarri në KZAZ-në 6 në Shkodër. Sipas ministrit kjo është një shenjë skizofrenia politike e PD.

“Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov. 

Ligji do të veprojë!”, shkruan Lleshaj.

Share This Article