Zjarri del nga kontrolli në Sazan, dëgjohen shpërthime predhash

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Situatë shqetësuese është krijuar si pasojë e zjarreve të rënda mesditën e së dielës në ishullin e Sazanit.

Me dhjetëra zjarrfikës, por edhe shumë ushtarë janë bashkuar për të vënë në kontroll vatrat e zjarrit, por pa ia arritur qëllimit, pasi gjatë mbrëmjes zjarri është bërë më problematik.

Predhat gjenden masivisht në ishull dhe kjo e ka kthyer këtë ndërhyrje tejet të rrezikshme. Madje raportohet se janë dëgjuar edhe disa shpërthime.

Një shpresë për vënien e situatës nën kontroll është ndërhyrja nga ajri.

Share This Article