​Zjarri në jug të Francës, zhvendosen mbi 2000 persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një zjarr mbrëmjen e së hënës përfshiu rreth 500 hektarë tokë në Francën jugore, duke zhvendosur mbi 2,000 njerëz dhe duke dëmtuar shtëpi, njoftuan autoritetet franceze të martën.

Zjarret u përhapën nëpër pikat turistike të departamentit Pyrenees-Orientales në Mesdhe, thuhet në një postim të komunës në Tëitter, shkruan AA.

Qytetet Sorede, Saint-Andre dhe Argeles-sur-Mer u prekën, shtoi komuna, duke shpjeguar se zjarri goditi kryesisht zonat turistike.

Autoritetet evakuuan 2,000 njerëz nga dy zona banimi dhe katër zona kampingu në qytetin e Saint-Andre, ku shtëpitë dhe ndërtesat e tjera u dëmtuan rëndë.

Zjarri nuk mori jetë njerëzish, vuri në dukje komuna, duke shtuar se ai u shua rreth orës 3:00 të mëngjesit (0100 GMT) me përpjekjet e mbi 650 zjarrfikësve.

Share This Article