KE rezervon 405 milionë vaksina ntiCovid-19 tek “Curevac”

albnews
By
1 Min Read

Komisioni Evropian do të autorizojë një marrëveshje me kompaninë biofarmaceutike gjermane “Curevac” për deri në 405 milionë doza vaksinash, nëse ato rezultojnë të sigurta dhe efikase, njoftoi sot presidentja e tij, Ursula von der Leyen.

“Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë Europën. Na duhet një vaksinë e sigurt dhe efikase për t’i dhënë fund kësaj pandemie”, deklaroi ajo.

“KE dhe Banka Evropiane e Investimeve tashmë i kishin siguruar fondet për kompaninë në fillim të këtij viti”, qartësoi von der Leyen.

Kjo është kontrata e pestë që komisioni ka negociuar.

Organi ekzekutiv i BE-së, që negocion në emër të vendeve të Bllokut, është gjithashtu në bisedime me kompaninë “Moderna”.

Share This Article