Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Fier, Balla vëzhgon nga afër situatën. Ja çfarë u zbulua gjatë hetimit 

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar shtëpinë e të moshuarve në Fier, e cila u përfshi nga flakët pasditen e sotme. 

Fillimisht, ministri u ndal në spitalin rajonal të Fierit, për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të 50 të moshuarve të cilëve iu rrezikua jeta gjatë zjarrit që përfshiu katin e dytë të godinës 

Balla ka pohuar se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë teksa ka falenderuar forcat e Policisë së Shtetit, forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e Shtëpisë së të Moshuarve për ndërhyrjen në kohë, gjë që bëri të mundur shmangien e rrezikut. 

Ministri Balla ka pohuar se nga hetimet paraprake rezulton se zjarri ka ardhur nga jashtë ndërtesës teksa ka pohuar se po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Godina e Shtëpisë së të moshuarve është shumëvjeçare dhe ka njohur herë pas here rikonstruksione të pjesshme, por për ministrin Balla ndërtimi i një godine të re aktualisht është i pamundur, por ka theksuar se do të bëhen të gjitha përpjekjet për përmirësimin e kushteve. 

“Një zjarr që erdhi nga jashtë ndërtesës të Shtëpisë së Moshuarve Fier, sipas hetimit të deritanishëm, vuri në rrezik jetën e banorëve të kësaj Shtëpie. U shpreh mirënjohjen time forcave të Policisë së Shtetit veçanërisht djemve dhe vajzave të Njësisë Shqiponja, forcave Zjarrfikëse dhe punonjësve të Shtëpisë së Moshuarve për veprimet e menjëhershme dhe shmangien e rrezikut”, shkruan Balla në reagimin e tij.

Share This Article