Zogu godet aeroplanin e ministrit turk, detyrohet të aterron para kohe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me një aeroplan turk që bartte zyrtarë shtetëror dhe ushtarak turk.

Një aeroplan me Ministrin e Mbrojtjes të Turqisë dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë ushtarak u detyrua të ulet sot pasi goditi një zog.

Aeroplani i Forcës Ajrore Turke po transportonte Ministrin e Mbrojtjes, Hulusi Akar, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Yasar Guler dhe Komandantin e Forcave Tokësore Umit Dundar, të cilët po ktheheshin në Ankara pasi vizituan bazën ushtarake në Gaziantep, jo shumë larg kufirit me Sirinë.

Aeroplani ishte goditur nga një zog menjëherë pas ngritjes, gjë që e detyroi atë të bënte një ulje të detyruar në aeroportin e një baze ushtarake aty pranë, jo shumë larg qytetit të Adanës.

Aeroplani pësoi dëme të vogla dhe nuk u lëndua gjatë uljes me forcë.

Share This Article