Stuhia e rërës mbuloi një qytet në Kinë

albnews
By
1 Min Read

Një stuhie rëre gati 100 metra e lartë ka mbuluar një qytet kinez.

Qyteti në veriperëndim të Kinës ka mbetur i mbuluar me pluhur pas një stuhie që e kishte goditur.

Pamjet tregojnë rërën që ngadalë mbulon qytetin Dunhuang gjersa kalon nëpër ndërtesa dhe rrugë.

Dunhuang është e vendosur në buzë të shkretëtirës Gobi, e cila është e njohur për klimën e saj të ashpër.

Ndryshe, disa qytete të tjera kineze janë vërshuar si pasojë e rënies së shirave të vazhdueshme.

https://youtu.be/041wW_xzD5k

Share This Article