ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
DIASPORA HASJANE NGJALL “URËN E BASHKIMIT” NË LONDËR 4 hours ago
Protestat masive/ Pse po ngrihen bullgarët kundër korrupsionit 6 hours ago
Azilkërkuesit shqiptarë në Britani mund të paguhen mbi 3 mijë paund për tu larguar 6 hours ago
Babai i të miturit që u vra nga bashkëmoshatari në Durrës: Nuk kishte lidhje me sherrin 6 hours ago
Franca në alarm! 5 dronë fluturojnë mbi bazën bërthamore, kundërpërgjigjet mbrojtja 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Zotohen pesë prej shteteve më të fuqishme në botë: S’ka luftë bërthamore

albnews by albnews
4 January, 2022
in Bota, UK
0
India teston raketën bërthamore të gjeneratës së re
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pesë nga shtetet më të fuqishme të botës janë pajtuar se “një luftë bërthamore s’mund të fitohet dhe s’duhet të niset kurrë” në një marrëveshje të rrallë me qëllim për të reduktuar rreziqet për luftëra të mundshme.

Zotimi u nënshkrua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, pesë shtetet e armëve bërthamore të njohura nga Traktati i Mospërhapjes Bërthamore të vitit 1968, (NPT) e që janë edhe anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Ato njihen edhe si P5 ose N5.

RelatedPosts

SHBA ultimatum Europës: Merrni kontrollin e NATO-s deri në vitin 2027

Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

Putin sfidon Trump, premton furnizime të pandërprera me naftë për Indinë

Zotimet e tilla konsiderohen çështje të mëdha për sigurinë botërore. Ato janë aq të rralla në një kohë kur fërkimet janë rritur. Moska po kërcënon me pushtim Ukrainën e Kina ka sinjalizuar gatishmërinë ushtarake ndaj Tajvanit. Marrëveshja është një rinovim i zotimit për të parandaluar çfarëdolloj katastrofe nga bombat bërthamore.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit në SHBA ka thënë se për zotimin është diskutuar qe disa muaj, pavarësisht ambientit të tensionuar.

Konferenca e NPT-së ka qenë e planifikuar më herët, por që dështoi për shkak të variantit Omicron dhe mospajtimeve se a duhet të mbahet online.

“Ne zotohemi se një luftë bërthamore s’mund të fitohet dhe s’duhet të niset kurrë”, thuhet në zotim, që i bën jehonë deklaratës së përbashkët të Ronald Reaganit dhe Mikhail Gorbachevit të samitit të 1985-s në Gjenevë.

Në mes shteteve me armë bërthamore dhe atyre që s’kanë të tilla ka pasur një zotim për mosblerje apo çarmatim. Konferenca fillimisht ishte planifikuar të mbahej më 2020. Për të pati shumë diskutime për shkak se shtetet e armatosura ngecën në çarmatim. Katër shtete tjera me armë bërthamore që s’njihen nga NPT-ja: Izraeli, India, Pakistani dhe Koreja Jugore – s’kanë dhënë shenja të heqjes së rezervave po ashtu.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

DIASPORA HASJANE NGJALL “URËN E BASHKIMIT” NË LONDËR

DIASPORA HASJANE NGJALL “URËN E BASHKIMIT” NË LONDËR

5 December, 2025
Protestat masive/ Pse po ngrihen bullgarët kundër korrupsionit

Protestat masive/ Pse po ngrihen bullgarët kundër korrupsionit

5 December, 2025
Azilkërkuesit shqiptarë në Britani mund të paguhen mbi 3 mijë paund për tu larguar

Azilkërkuesit shqiptarë në Britani mund të paguhen mbi 3 mijë paund për tu larguar

5 December, 2025
Babai i të miturit që u vra nga bashkëmoshatari në Durrës: Nuk kishte lidhje me sherrin

Babai i të miturit që u vra nga bashkëmoshatari në Durrës: Nuk kishte lidhje me sherrin

5 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result