Zvicra kthehet në ‘qendrën’ e re të agjentëve të Putin pas çmontimit të rrjetit në Britani, thotë Londra

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet britanike kanë dëbuar një seri diplomatësh dhe biznesmenësh rusë prej vitit 2018 shembull të cilin ndoqi dhe shumica e Evropës më vonë, por tashmë qendra e re e spiunazhit duket se është zhvendosur më në zemër të kontinentit, shkruanin sot mediat e Londrës.

Një raport i ri inteligjence thotë se Zvicra është pika qendrore evropiane e spiunëve rusë, teksa një e pesta e agjentëve ndërkombëtarë të Moskës operon tashmë nga nje vend “neutral”, që do të thotë rreth 80 prej tyre, shkruan DailyStar.

Qytete si Berna e Gjeneva janë pikat ku Moska ka zhvendosur oficerët e saj të inteligjencës, shpeshherë të veshur me tituj diplomatikë.

Rreth gjysma e delegacioneve diplomatike u larguan nga vendet ku ishin vendosur që prej nisjes së sulmit në Ukrainë vitin e shkuar, thotë kreu i inteligjencës britanike MI6, Richard Moore. Edhe kreu i simotrës së saj MI5, Ken Mccallum tha më herët: “Largimet ishin një goditje e rëndë për shërbimet ruse të inteligjencës në vendet evropiane”.

Por të dhënat e fundit të shërbimeve zvicerjane të inteligjencës ngrejnë alarmin për përqendrimin e spiunëve në vendin e zonës Schengen ku sipas ekspertëve, rrjetet e spiunazhin zgjerohen drejt zonave nga ku janë dëbuar.

Në një raport të inteligjencës vendase thuhej se inteligjenca ruse është zgjeruar në vend dhe tashmë përgatitet për hapa të reja, shkruan e përditshmja zvicerjane Neue Zürcher Zeitung.

UNHCR dhe Organizata tregtare Botërore kanë qendrën e tyre në Gjenevë dhe duhet të lejojnë akreditimet, çka është përmendur dhe nga deputeti zvicerjan Fabian Molina, i cili tha: “Agjentët e huaj kërcënojnë si sigurinë e brendshme të Zvicrës ashtu dhe atë të jashtme ndërkombëtare”.

Share This Article