Zyrtare, Anglia me 5 ekipe në Champions, por mund të bëhen 6

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fitorja e Arsenalit ndaj Real Madrid me rezultatin 3-0, jo vetëm që i dha një sukses të rëndësishëm “topçinjve” në çerekfinale, por bëri që të festojnë edhe klube të tjera në Premier League.

Zyrtarisht, Anglia ka arritur pikët e nevojshme, për t’u përfaqësuar me 5 ekipe sezonin e ardhshëm në Champions League.

Me Arsenalin dhe Liverpool, që thuajse kanë siguruar 2 vendet e para, lufta për 3 vendet e tjera do të jetë mes 6 ekipeve, ose ndoshta dhe më shumë.

Aktualisht Nottingham renditet në vendin e tretë me 57 pikë, ndërsa më pas vijnë Chelsea dhe Newcastle me nga 53 pikë dhe Manchester City i vendit të gjashtë me 52 pikë. Nuk duhet harruar as Aston Villa e vendit të shtatë me 51 pikë.

Këto ekipe do të luftojnë për t’u renditur në 5 vendet e para, për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, ekziston mundësia që Anglia të ketë 6 ekipe në Champions. Kjo mund të realizohet në rast se njëra nga Manchester United ose Tottenham fitojnë Europa League.

Dy skuadrat ndodhen në pozita të vështira në Premier League, por pjesëmarrjen në Champions mund ta sigurojnë nga Europa League.

Share This Article