Fundi i sezonit në Spanjë, Itali dhe Francë zyrtarizoi atë që tashmë dihej: Erling Haaland është fituesi i Këpucës së Artë për sezonin 2022-2023, që i jepet golashënuesit më të mirë të sezonit.
Qendërsulmuesi i Manchester City pason kështu polakun Robert Lewandowski, fitues i dy edicioneve të fundit. Norvegjezi 22-vjeçar shkatërroi konkurrencën me 36 golat e tij në kampionat, që i dhanë 72 pikë. Ky ishte një rekord për Premier League, pasi kurrë më parë nuk ishin shënuar 36 gola në sezon. Alan Shearer dhe Andy Cole kishin shënuar nga 34 secili.
Vendin e dytë në renditjen e Këpucës së Artë e mori Harry Kane, me 30 gola dhe 60 pikë.
Renditjen e plotë të Këpucës së Artë e gjeni në fotogalerinë e mësipërme.