Teuta e Durrësit bën me dije se sulmuesi Rodrigo Faust është pjesë e ekipit. Sulmuesi argjentinas së fundi ka qenë pjesë e Olancho FC në Honduras, ku për gjashtë muaj shënoi dy gola.
28-vjeçari ka qenë edhe pjesë e FK Jezero dhe OFK Petrovac në Malin e Zi, veç disa eksperiencave në nivele të ulëta në vendlindje.
“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi Rodrigo Faust është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi ishte pjesë e Olancho FC, në gjysmën e parë të sezonin. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Rodrigo Faust nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për duelin ndaj Partizanit. KF Teuta i uron mirëseardhje sulmuesit Rodrigo Faust dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, njoftojnë durrsakët.
Në 12 ndeshjet e luajtura këtë sezon, Faust ka shënuar vetëm dy gola. Me organikën e cunguar në sulm, në Durrës zgjodhën të afrojnë një argjentinas nga Hondurasi, ndërkohë që mund t’i besonin elementit të ri të Akademisë.