Zyrtare/ Vetëm pesë muaj, klubi turk largon Nderim Nexhipin nga posti drejtues

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

TURQI – Nderim Nexhipi nuk është më pjesë e klubit turk të Manisa. Vetëm pesë muaj ka zgjatur aventura e shqiptarit nga Maqedonia e Veriut në postin e drejtorit sportiv të ekipit.

Në një njoftim në kanalet e komunikimit, klubi i Ligës së Parë në Turqi njofton shkëputjen e marrëveshjes me Osman Ozkoylu dhe Nderim Nexhipin, duke i falenderuar për bashkëpunimin.

Nexhipi, ish-kapiteni i Partizanit me një karrierë edhe në Bundesligë, ishte pjesë e Ballkanit në Kosovë, aty ku ia doli të fitojë dy trofe dhe të shijojë suksese në transferimin e lojtarëve duke qenë drejtor sportiv.

Share This Article