Zyrtarët amerikanë dhurojnë pajisje për Policinë e Shtetit: Mbështesim zbatimin e ligjit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtor i Programit të Asistencës për Antiterrorizmin i DASH (ATA), Timothy Leeds dhe menaxheri i programit, James Dohert, janë takuar me zyrtarë në Ambasadën e SHBA në Tiranë dhe Drejtorin e Policisë, Muhamet Rrumbullaku.

Në takimin e mbajtur me këtë të fundit, zyrtarët amerikanë kanë dhënë një pajisje për Policinë e Shtetit, ndërsa në fokus të bisedës ishte mënyra si ATA të vijojë mbështetjen e zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Gjatë vizitës së tyre, zyrtarët e ATSH-së u takuan edhe me Drejtorin e Kundër-Terrorizmit, Alban Dautaj për të vizituar zyrat e tyre dhe diskutuan se si kurset e mëparshme të trajnimit kanë përfituar nga operacionet kundër terrorizmit në Shqipëri. Vizita theksoi bashkëpunimin e fortë mes Zyrës së Sigurisë Rajonale të Ambasadës Amerikane dhe Policisë së Shtetit Shqiptar.

Që nga viti 2016, programi i Asistencës në Shërbimin e Sigurisë Diplomatike nëpërmjet Zyrës Rajonale të Sigurisë në Ambasadë, ka dhuruar miliona dollarë pajisje dhe ka ofruar trajnime të shumta për Policinë e Shtetit për të përmirësuar aftësitë e saj në fushën e antiterrorizmit, krimit kibernetik dhe mjekësisë ligjore dixhitale.

Share This Article