ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë 9 hours ago
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër 9 hours ago
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A 9 hours ago
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së 9 hours ago
Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Zyrtari i DASH: Krenar që jemi partnerë me Shqipërinë

albnews by albnews
22 October, 2019
in Albania
0
Zyrtari i DASH: Krenar që jemi partnerë me Shqipërinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan për Çështje të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit, Jorgan Andrews thotë se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për të mbështetur ngritjen e strukturave të reja që do të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, si SPAK dhe Byroja e Hetimit, mbetet i palëkundur.

Këto komente ai i bëri për Zërin e Amerikës, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Tiranë. Andrews tha ndër të tjera se zbatimi i masave antikorrupsion do të forconte dhe rolin e agjencive ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të drogës, pjesë të rëndësishme të së cilës ai sheh dhe reformimin e sistemit të burgjeve

RelatedPosts

Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje

Marta Kos kundër sulmeve të Berishës ndaj ambasadorit të BE-së: Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së

“Përfaqësoj një byro të Departamentit të Shtetit të SHBA – Byronë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit. Jemi përgjegjës për zbatimin e ndihmës civile në fushën e sigurisë, zbatimit të ligjit dhe sektorin e drejtësisë në vendet anembanë botës. Jemi në 90 vende. Jemi krenarë që jemi partnerë me Shqipërinë dhe me policinë e sektorin e drejtësisë të Shqipërisë teksa ata ndërmarrin reforma për të përmirësuar cilësinë dhe sasinë e drejtësisë që iu ofrojnë qytetarëve të Shqipërisë”, tha Andrews i pyetur për qëllimin e vizitës në Shqipëri.

Në lidhje me Reformën në Drejtësi, Andrews theksoi se po mbështeten fort përpjekjet shqiptare.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përfshi zyrën që unë përfaqësoj, si dhe partnerët tanë në Departamentin e Drejtësisë mbështesin fort përpjekjet shqiptare për të ngritur këto struktura të reja anti-korrupsion. Kemi punuar fort për të ndihmuar Shqipërinë që të krijojë procesin e përzgjedhjes, për të siguruar që personat që vijnë në këto struktura të jenë kontrolluar (vetuar), dhe sillen si duhet pasi bëhen pjesë e atyre strukturave. Ideja është që pasi këto struktura të jenë themeluar dhe ngritur me personat e duhur, ata të mund të ndihmojnë institucionet shqiptare të bëhen më të forta, më transparente dhe të ofrojnë shërbime më të mira dhe drejtësi për qytetarët. Pra, përkushtimi ynë është i palëkundur. Do të vazhdojmë t’i mbështesim këto organizata. Por gjithnjë e më shumë, me kalimin e kohës, me përparimet që Shqipëria do të bëjë, do të kërkohet gjithnjë e më pak ndihmë sapo këto institucione të ngrihen dhe të fillojnë të funksionojnë mirë”, theksoi ai.

Së fundmi, Andrews u pyet për një mbështetje prej 920 mijë dollarësh amerikanë për përmirësimin e sistemit të burgjeve në Shqipëri.

“Jemi në proces hartimi të një program të lidhur me sistemin e burgjeve. Si një person që ka qenë i përfshirë në programet tona të ndihmës për sistemet e burgjeve në vende të tjera, e njoh mirë këtë lloj pune. Në përgjithësi, kur përfshihemi në punën me burgjet, kjo është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të reformuar të gjithë systemin. Qeveria e Shqipërisë ka nivel të lartë vullneti politik të investuar në reformimin e të gjithë sistemit. Kemi vënë re në vende të tjera se nëse reformohet policia, kjo nuk mjafton nëse gjykatat dhe burgjet nuk reformohen. Nëse reformohet policia, prokurorët dhe gjykatat, por nuk ke bërë gjë me burgjet, pavarësisht nëse arreston, heton dhe dënon një anëtar të krimit të organizuar, ai person mund të shkojë në burg dhe prapë ta drejtojë sipërmarrjen kriminale nga burgu. Pra, sistemi i burgjeve është pjesë kyç e përpjekjes për reforma në systemin e drejtësisë dhe interesi ynë është që të ndërtojmë një program që ndihmon për të siguruar që qeveria në fakt t’i kontrollojë burgjet dhe të sigurohet që të burgosurit nuk vazhdojnë të drejtojnë sipërmarrjet e tyre kriminale nga burgu”, përfundoi zyrtari i DASH.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

6 November, 2025
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

6 November, 2025
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

6 November, 2025
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result