1 i vdekur dhe 21 pozitiv me KOVID-19 sot në Kumanovë

albnews
By
1 Min Read

Ka ndërruar jetë 56 vjeçari I.Sh. nga Rramanlia e Kumanovës, i prekur me koronavirus.

I ndjeri ishte i shtrirë në Spitalin “8 Shtatori”, pasi u diagnostikua me Covid-19 që nga 1 Prilli.

Ndërkaq, të dhënat zyrtare tregojnë se pozitiv me këtë virus kanë rezultuar edhe 21 persona të tjerë nga Kumanova. Kjo e çon shifrën aktuale në 114 raste të infektuar dhe 5 të vdekur në rajonin e Kumanovës dhe Likovës./Alsat/

Share This Article