Politikani ekologjist Cem Özdemir, u zgjodh Kryeministër i këtij landi me 93 nga 157 votat e mundshme. Özdemir bëhet kështu kreu i parë i qeverisë së ndonjë landi me rrënjë nga Turqia, i lindur në Gjermani, por që ka origjinë çerkeze.
Sidoqoftë, Özdemir u betua menjëherë pas zgjedhjeve. Por para zgjedhjes pati një përpjekje të hapur të AfD për përçarje. Me një manovër taktik AfD propozoi për Kryeministër kreun e CDU-së Manuel Hagel si kundërkandidat, edhe pse është e qartë që CDU nuk do të bashkëpunojë me AfD.
Por Hages refuzoi kandidaturën, sepse pas një marrëveshjeje midis CDU-së dhe të Gjelbërve, ai ka pranuar të bëhet Ministër i Brendshëm dhe Zëvendëskryeministër i landit.
Interesante është po ashtu që jo të gjithë deputetët e koalicionit CDU dhe Ekologjistët votuan për Özdemirin, sepse këto dy parti kanë 112 vende, ndërsa ai mori vetëm 93 vota.
Sidoqoftë, Özdemir fitoi shumicën e duhur dhe ai do të jetë Kryeministër. Özdemir është me origjinë çerkeze, nga prindër të ardhur nga Turqia, i lindur në Gjermani dhe i martuar me Flavia Zaka, me shtetësi kanadeze por me origjinë nga Shqipëria.

