25 persona humbën jetën nga tornado në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 25 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën, ndërkohë që rezultojnë edhe persona të humbur, pasi një tornado kaloi dje shtetin juglindor amerikan të Tenesit, në të njëjtën ditë që shteti po votonte në zgjedhjet paraprake të Super së Martës.

Guvernatori i Tenesit, Bill Lee konfirmoi numrin e viktimave në një konferencë shtypi në Nashville.

“Ka ende persona që nuk janë gjetur dhe operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë ende”, deklaroi Lee.

Guvernatori lajmëroi në Twitter se shteti do të vazhdojë me punën e ekipeve të kërkim- shpëtimit, hapjen e ambienteve për strehim në të gjithë shtetin dhe dërgimin e personelit të urgjencës në komunitetet me të goditura.

Moti i keq shkaktoi dëme të mëdha duke shkatërruar shtëpi, biznese, pista avionësh dhe duke përmbysur makinat në autostrada.

Tornadoja gjithashtu la mijëra banorë pa energji elektrike.

Transmetuesi NBC njoftoi se Tenesi ishte një nga 14 shtetet që votuan dje në zgjedhjet demokratike dhe zyrtarët po përpiqeshin të siguronin mundësinë që banorët të mund të dilnin në votime pas stuhisë./ATSH/

Share This Article