Gjermania i kërkoi sot Britanisë së Madhe të miratojë një qasje më realiste në negociatat post-Brexit me Bashkimin Europian, aktualisht të bllokuara.
“Nuk është e mundur për britanikët të kenë njëherësh edhe një sovranitet të plotë dhe një akses total në tregun unik të BE-së”, deklaroi ambasadori gjerman i BE-së, Michael Clauss, gjatë një fjalimi para “European Policy Centre”.
BE-ja dhe Londra filluan dy ditë më parë raundin e katërt të negociatave, në përpjekje për arritjen e një kompromisi mbi marrëdhënien e tyre post-Brexit, pas divorcit mes Britanisë së Madhe dhe bllokut europian më 31 janar.
Një minisamit mes kryeministrit britanik, Boris Johnson, presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel do të mundësojë që të merren parasysh diskutimet deri në fund të qershorit.
Negociatori europian për Brexit, Michel Barnier theksoi më herët se kjo javë e re e bisedimeve ishte thelbësore për të bërë progrese të prekshme.