300 vende të lira në Forcat e Armatosura Shqiptare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka jep lajmin se mbi 300 vende të lira pune ofrohen në mbarë vendin në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Ministrja fton çdo të ri i cili është në kërkim të një vendi pune dhe ka dëshirë t’i shërbejë atdheut, të aplikojë për t’u bërë pjesë e FA.

“Për çdo të ri me vullnet që do t’i shërbejë atdheut dhe vetes, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë vendi i duhur! Mbi 300 pozicione të lira pune ofrohen anembanë vendit, për çdo të ri me arsim të mesëm e sipër. Nëse ke një zanat eja shërbe në FA, nëse s’ke, eja përfitoje”, njoftoi ministrja Xhaçka.

Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë është deri në 30 dhjetor 2019. Për më shumë info: https://bit.ly/2MoTqBs

Share This Article