31 vjet nga greva e minatorëve të “Trepçës”

albnews
By
1 Min Read

Para 31 vjetëve minatorët e “Trepçës” hynë në grevë të urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, duke shënuar kështu fillimin e zhbërjes së Jugosllavisë.

Ishin rreth 1300 minatorë që kishin hyrë në këtë grevë, për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj.

Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 qe shndërruar në rezistencë gjithëpopullore demokratike e paqësore, kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.

Share This Article