Në 24 orët e fundit në Shqipëri, shtatë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë regjistruar edhe 393 raste të reja pozitive nga kryerja e 2.793 testimeve, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Sipas kësaj ministrie, në 24 orët e fundit janë shëruar 539 persona, 151 pacientë po marrin trajtim në spitalet COVID, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 158. Janë 6.206 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.