Rama reagon pas komisioneres së BE-së Marta Kos: Kërkojmë ndjesë për sulmin ndaj ambasadorit Gonzato dhe gjuhën fyese

albnews
By
2 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një qëndrimi të komisioneres së Zgjerimit në BE, Marta Kos në lidhje me deklaratat e kreut të PD, Sali Berisha kundrejt ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Në një postim në platformën “X”, Rama ka rishpërndarë deklaratën e komisioneres për Zgjerimin të BE-së, Marta Kos, duke shprehur keqardhje për mënyrën se si, sipas tij, një ligj i rëndësishëm është keqpërdorur për qëllime politike.

Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik,” – shkruan Rama.

Ai shtoi se është e papranueshme që ambasadori i BE-së të shfrytëzohet për qëllime të ulëta politike, duke e cilësuar këtë si një devijim nga debati i ndershëm publik.

“Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët,” – theksoi Rama.

Në përmbyllje të reagimit të tij, Kryeministri përdori një shprehje popullore për të nënvizuar se pavarësisht zhurmës politike, proceset e rëndësishme për vendin do të vijojnë:

“Megjithatë, siç themi në shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara.”

Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët”, ka shkruar Rama, ndërsa shton se: Megjithatë, siç themi në shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara”.- shkruan kryeministri në platformën “X”

Share This Article