75 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të shtunën janë konfirmuar 75 raste me Covid-19 në Kosovë. Gati gjysma e rasteve të reja janë në Prishtinë.

Në Prishtinë janë 36 raste, kurse në Vushtrri 9 raste të reja. Raste të reja ka edhe në Mitrovicë (7), Prizren (5), Fushë Kosovë (5), Skënderaj (4), Istog (3), Rahovec (2) dhe Gjakovë, Lipjan, Mamushë e Pejë nga një rast.

Janë shëruar 38 pacientë të shtunën, kurse numri i të shëruarve ka arritur në 1018.

Në Kosovë të shtunën është tejkaluar shifra e 2000 rasteve. Shifra ka shkuar në 2073 raste, ka njoftuar IKSHPK-ja. 35 pacientë kanë vdekur deri më tani. Ata kanë pasur edhe sëmundje tjera.

Share This Article