Osmani: Më 14 shkurt Albin Kurti do të jetë kryeministër

albnews
By
1 Min Read

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se më 14 shkurt, me kurajo, guxim dhe me vullnetin e qytetarëve, Albin Kurti do të jetë kryeministër

“Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajë dhe guxim. Më 14 shkurt me kurajë dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Sot Gjykata Supreme ia ka ndaluar Albin Kurtit të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme më 14 shkurt, për shkak të probleme me ligjin.

Share This Article