82-vjeçari, personi i parë që merr vaksinën Oxford-AstraZeneca

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 82-vjeçar është bërë personi i parë në botë që ka marrë vaksinën Oxford-AstraZeneca që kur u miratua për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar.

Brian Pinker, një pacient në spitalin Churchill në dializë për sëmundjen e veshkave, ishte i pari që mori dozën e parë të vaksinës në orën 7:30 me orën lokale të hënën në mëngjes.

Menaxheri i mirëmbajtjes, në pension tha se mezi priste të kalonte përvjetorin e tij të 48-të të martesës me gruan e tij, Shirley në shkurt.

Personi i dytë që mori vaksinën ishte Trevor Cowlett, një mësues muzike 88-vjeçar, ndërsa i treti ishte profesor Andrew Pollard, një pediatër që punonte në Spitalet e Universitetit të Oksfordit.

Rreth 53,000 doza të Universitetit të Oksfordit fillimisht po shpërndahen në gjashtë spitale në Oksford, Sussex, Lancashire, Warwickshire dhe dy në Londër.

Pjesa më e madhe e furnizimeve do të dërgohen në më shumë se 700 shërbime dhe shtëpi kujdesi.

Share This Article