ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera… 2 hours ago
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim 2 hours ago
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur 2 hours ago
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 8 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kina i vë bllokadë BBC-së

albnews by albnews
11 February, 2021
in Bota
0
Kina i vë bllokadë BBC-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Administrata Kombëtare për Radio dhe Televizion ka bërë të ditur nëpërmjet një deklarate se mbulimi i BBC World News në Kinë ka shkelur kriteret e raportimit të drejtë dhe të paanshëm, si dhe se ka rrezikuar interesat kombëtare dhe solidaritetin etnik në Kinë

Pekin, 11 shkurt (AP) – Autoritetet në Pekin kanë ndaluar transmetimin e BBC World News në territorin e Kinës, vetëm një javë pasi që vendi është kërcënuar me kundërpërgjigje ndaj revokimit të licencës së transmetuesit britanik për transmetuesin shtetëror kinez CGTN.

Administrata Kombëtare për Radio dhe Televizion ka bërë të ditur nëpërmjet një deklarate se mbulimi i BBC World News në Kinë ka shkelur kriteret e raportimit të drejtë dhe të paanshëm, si dhe ka rrezikuar interesat kombëtare dhe solidaritetin etnik në Kinë.

RelatedPosts

Sulmi me armë zjarri në Universitetin Brown, FBI publikon pamjet e autorit

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

BBC-ja në përgjithësi nuk mund të ndiqet nëpër Kinë, jashtë disa hoteleve, bizneseve dhe vendbanimeve të parapara për të huajt. Nuk dihet ende nëse ndalesa do të përfshijë edhe këto lokacione.

Qeveria kineze kishte kritikuar qysh më herët BBC-në lidhur me raportimet e saja për pandeminë COVID-19 në Kinë, si dhe rreth raporteve për abuzimet seksuale dhe punën e detyrueshme në rajonin e Xinjiangut, ku shumicën e popullatës e përbëjnë ujgurët dhe grupet e tjera kryesisht myslimane.

“Kanali nuk i përmbush kriteret e nevojshme për t’u transmetuar në Kinë, si një kanal i huaj”, ka bërë të ditur Administrata kineze për Radio dhe Televizion, duke shtuar nuk do ta pranojë aplikimin e transmetuesit britanik për vitin e ardhshëm.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raac, e ka cilësuar veprimin si “cungim të papranueshëm të lirisë së shtypit”, i cili “vetëm sa do ta dëmtojë reputacionin e Kinës në sytë e botës”.

Mbikëqyrësi britanik i telekomunikimit “Ofcom” ia kishte revokuar licencën CGTN-së, kanal ky satelitor kinez i lajmeve në gjuhën angleze, më 4 shkurt. Në arsyetimin e vendimit, mbikëqyrësi kishte përmendur si njërën prej arsyeve Partinë Komuniste të Kinës.

Vetëm një ditë pas kësaj, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze ka thënë se “Ofcom” ka vepruar “në baza politike mbështetur në paragjykimin ideologjik” dhe ka shtuar se Kina e rezervon të drejtën për kundërpërgjigje në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të mediave kineze.

Humbja e licencës britanike të transmetimit ia shkaktoi një goditje të rëndë CGTN-së. Kanali e ka selinë e saj operacionale për Evropë në Londrën perëndimore dhe është pjesë e iniciativës qeveritare për ta zgjeruar pushtetin e butë të Kinës dhe për ta përmirësuar imazhin e vendit gjetkë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

14 December, 2025
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

14 December, 2025
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

14 December, 2025
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result