Maqedoni, 7 të vdekur dhe 416 raste të reja me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.705 teste, ndërsa janë regjistruar 416 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 186, Prilep – 37, Kavadar – 29, Ohër – 23, Veles dhe Strugë nga 16, Tetovë – 13, Kumanovë – 12, Manastir – 11, Strumicë – 10, Gostivar dhe Shtip nga 8, Koçan – 7, Gjevgjeli, Negotinë dhe Kriva Pallankë nga 5, Radovishi dhe Dellçova nga 4, Sveti Nikollë dhe Berovë nga 3, Kërçov, Resnjë dhe Dojran nga 2, Probishtip, Vallandovë, Kratovë, Bogdanci dhe Krushevë nga 1.

Sot janë shëruar 278 pacientë nga coronavirusi.

Janë raportuar gjithsej 7 viktima. 3 pacientë nga Shkupi (61, 66, 86), dy pacientë nga Struga (53 dhe 73) dhe nga një në Ohër (69) dhe Kavadar (84). Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 96.152.

Share This Article